Drejtori i Institutit “Octopus”, Arben Fetoshi, ka bërë të ditur se ka pritur në institut Kati Schneeberger, specialiste kundër dezinformimit dhe presidente e iniciativës “Kosova shkon në Evropë”, me të cilën ka diskutuar mbi kërcënimet hibride dhe propagandën serbe kundër Kosovës.
“Sot kisha kënaqësinë ta pres në institutit miken e çmuar të Kosovës, znj. Kati Schneeberger, specialiste kundër dezinformimit e propagandës dhe presidente e iniciativës ‘Kosova shkon në Evropë’,” ka deklaruar Fetoshi.
Ai ka njoftuar se gjatë takimit është zhvilluar një shkëmbim i rëndësishëm pikëpamjesh mbi kërcënimet hibride, fushatat nxitëse dhe narrativat manipuluese të Serbisë.
“Që kanë për qëllim sabotimin, destabilizimin dhe ndikimin e opinionit ndërkombëtar kundër Kosovës,” ka theksuar drejtori i Institutit “Octopus”.
Fetoshi ka falënderuar znj. Schneeberger për angazhimin në mbrojtje të së vërtetës dhe ka vlerësuar punën e saj për demaskimin e strategjisë serbe të “viktimizimit”.
“Takimet e dobishme dhe mbështetja nga miqtë janë gjithmonë forcë e motivim për ta vazhduar luftën kundër kërcënimeve të maskuara të Serbisë”, ka theksuar ai.
Të tjera
Dëshmia e James Rubin është përshkrimi më realist i periudhës së lu*ftës
Të rinjtë, çelësi për bashkëpunim dhe paqe në rajon
Iz*raeli nuk duket i interesuar për “negociata serioze për armëpushim” në Ga*za