Stacioni policor në Ferizaj në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt dhe Qendrën për Punë Sociale ka shpërndarë 16 pako ushqimore për disa familje në nevojë në këtë komunë.
Në njoftimin e policisë rajonale në Ferizaj theksohet se çdo pako ka pasur një vlerë prej 140 eurosh.
Këto pako janë siguruar nga të hyrat e grumbulluara gjatë aktivitetit humanitar “Vrapojmë me Policinë Tonë”, minimaratonë kjo e mbajtur më 12 qershor, me rastin e Ditës së Çlirimit të Ferizajt.
“Ky aktivitet kishte për qëllim promovimin e solidaritetit, shëndetit dhe sportit në shërbim të komunitetit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj shpreh mirënjohje të thellë për të gjithë pjesëmarrësit në minimaratonë, të cilët përmes blerjes së fanellave kontribuuan në sigurimin e këtyre pakove ushqimore për familjet në nevojë”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Trump parashikon rënie të ndjeshme të çmimeve të naftës
Këto produkte ushqimore nuk duhet ngrënë të gatuara
Kështu ndikojnë pijet energjike në enët e gjakut