Presidentja e vendit, Vjosa Osmani mori pjesë në inaugurimin e memorialit në Vrellë të Istogut, me rastin e Ditës së Çlirimit të Istogut, përcjell KosovaPost.
Presidentja Osmani tha se para dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përkulet me nderim.
“Në Ditën e Çlirimit të Istogut përkulem me nderim para dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bijve e bijave më të denjë të kombit tonë, që u flijuan për lirinë që gëzojmë sot”, ka shkruar Osmani në rrjetin social ‘Facebook’.
Ajo theksoi se memoriali në Vrellë të Istogut është vend kujtese, por edhe themel i shtetit tonë dhe simbol i sakrificës që nuk harrohet kurrë.
“Lavdi e përjetshme dëshmorëve tanë!”, ka shkruar presidentja Osmani.
Të tjera
Dëshmia e James Rubin është përshkrimi më realist i periudhës së lu*ftës
Të rinjtë, çelësi për bashkëpunim dhe paqe në rajon
Iz*raeli nuk duket i interesuar për “negociata serioze për armëpushim” në Ga*za