Familja e Haki Imerit ka reaguar ndaj kryetarit të degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtakut.
Ata thonë se ai kishte filluar si çajxhi, kishte emigruar në Gjermani dhe u kthye jo si komandant, jo në vijë fronti, por në vijë bankare.
Sipas tyre, fondet e luftës e kanë pasuruar Lushtakun.
“A dini ju se Sami Lushtaku, filloi si çajxhi, shoku i tij deklaron se ishte në burg për krim ordiner , emigroi në Gjermani për të ruajtur derra dhe qepur sociale.. Pastaj u kthye komandant. Jo në vijë fronti, por në vijë bankare. Fondet e luftës i çoi në pasuri personale. ‘Tre % e Bukoshit ‘Vendlindja thërret’ dhe Samiu përgjigjej nga terminali i vet.. por terminali nuk po funksinon me se shteti po funsionon .. Lufta s’ishte front për të, por fond për t’u pasuruar.E njohim se parën e kuqe .. Dhe ja ku jane : vila, prona, terminale, lojera fati , e me një vend të përhershëm në listën e zezë të Amerikës”, thuhet në reagimin e tyre.
Tutje, ai thotë se Lushtaku nuk është as nga Drenica dhe se ajo nuk është pronë private që ndahet me fjalë urrejtje.
“Ky “patriot” që ofendon familjen Jashari sot e shet vetën si zë i Drenicës. Ai që lavdëron serbë të Beogradit, thotë se Albin Kurti s’është i mirëseardhur në Drenicë.. Ti s’je as nga Drenica. Je ardhacak me biografi të përshtatur, me “luftë” në xhep dhe krim e dosje.. Drenica nuk është pronë private që e ndahet me fjalë urrejtjeje. Dhe Kosova nuk është çajtore ku patriotët e rremë bëjnë hesapin.. Je mall i skaduar! Aq më shumë që shitesh patriot d.m.th. nuk je patriot fare ..”, përfundon reagimi.
Pëlqejeni këtë:
Pëlqejeni Po ngarkohet…
Të tjera
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën
Llojet më të shpeshta të alergjive
SHBA ofron deri në 10 milionë dollarë shpërblim për informacione mbi liderët iranianë