Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami ka thënë se mafia energjetike po lulëzon dhe se Kosova po importon gjysmën e energjisë që e shpenzon.
Ndërsa thotë se sa herë bien blloqet e KEK-ut ngrihen në këmbë tregtarët e energjisë, veçanërisht NOA dhe EFT-ja e Vuk Hamoviqit.
“Por mos kini dyshim, pa energji nuk mbesim! Sa herë që bien blloqet e KEK-ut, ngritën në këmbë tregtarët e energjisë, veçanërisht NOA dhe EFT-ja e Vuk Hamoviqit. Mbajeni mend: fitimet e tyre janë çmime të rritura për të gjithë ne – këto ndërprerje dhe defekte përkthehen në: import të shtrenjtë dhe fatura edhe më të larta për secilin prej nesh në të ardhmën e afërt. Këto janë paratë tona që paguhen çdo ditë për paaftësinë ose korrupsionin në: Ministrinë e Ekonomisë, KEK, ZRrE dhe KOSTT. Njerëz të vendosur në këto institucione nga vetë Kurti/LVV, me ose pa vetëdije po punojnë për interesin e mafisë energjetike dhe zbrazjes së xhepave të qytetarëve. Energjia nuk është luks, por nevojë, por për tregtarët e energjisë, është bërë burim i majmë fitimi”, ka shkruar Bajrami në Facebook.
Postimi i plotë i Bajramit:.
Sot data 20 qershor 2025, Kosova sipas KOSTT-it importon gjysmën e energjisë që e shpenzon – ngarkesa është 13950 MW, ndërsa prodhimi është vetëm 7157 MW, kështu lulëzon mafia energjetike.
Sipas njoftimit të KEK-ut, për më pak se një muaj tri blloqe të Termocentralit Kosova A kanë dalë jashtë funksionit:
A3 – papritmas, më 19 qershor, edhepse nga 22 janari tenderi për rehabilitimin e tij në shumë prej 137 milionësh ende është i hapur,
A4 – në remont që nga 16 maji,
A e dini sa po na kushton kjo?
Sot me date 20 qershor 2025, Kosova e importon rrafsh gjysmën e energjisë që e shpenzon, po, po gjysmën. Sot prodhimi sipas KOSTT-it është 7157 MW ndërsa A e dini se importi që bëhet për shkak të këtyre prishjeve nuk është i përfshirë në rritjen e çmimit të energjisë elektrike prej 16.1% as në vendimin për t’i përjashtuar 1300 biznese nga shërbimi i furnizimit universal?
Por mos kini dyshim, pa energji nuk mbesim! Sa herë që bien blloqet e KEK-ut, ngritën në këmbë tregtarët e energjisë, veçanërisht NOA dhe EFT-ja e Vuk Hamoviqit.
Mbajeni mend: fitimet e tyre janë çmime të rritura për të gjithë ne – këto ndërprerje dhe defekte përkthehen në:
import të shtrenjtë dhe
fatura edhe më të larta për secilin prej nesh në të ardhmën e afërt.
Këto janë paratë tona që paguhen çdo ditë për paaftësinë ose korrupsionin në: Ministrinë e Ekonomisë, KEK, ZRrE dhe KOSTT. Njerëz të vendosur në këto institucione nga vetë Kurti/LVV, me ose pa vetëdije po punojnë për interesin e mafisë energjetike dhe zbrazjes së xhepave të qytetarëve.
Energjia nuk është luks, por nevojë, por për tregtarët e energjisë, është bërë burim i majmë fitimi.
Prokuroria duhet të fillojë menjëherë hetimet për mafinë energjetike. Institucionet dhe udhëheqësit e tyre kanë përgjegjësi për vonesat në remonte, për rënien e tri blloqeve për më pak se një muaj, sepse rënia e blloqeve ju lëvërdisë tregtarëve të energjisë, atyre që kanë monopolizu importin duke rezervuar kapacitetet e transportit të energjisë.
HETIM, LLOGARIDHËNIE, TRANSPARENCË



Të tjera
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën
Llojet më të shpeshta të alergjive
SHBA ofron deri në 10 milionë dollarë shpërblim për informacione mbi liderët iranianë