Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se kriza politike për formimin e institucioneve është si pasojë e qasjës së kryetarit të LVV-së, Albin Kurti. Sipas tij, kjo që po ndodh me vendin shkakton pasoja të rënda.
Në një intervistë Haradinaj tha se nuk do të lejojnë që Kurti dhe bashkëpartiakët e tij të bëjnë hajgare me vendin.
‘’Mos ta vazhdon këtë gjendje kështu se nuk ka me i shku kështu. Unë po i them seriozisht edhe atij (Kurtit) edhe asaj kandidatës (Haxhiu) mos e vazhdoni më kështu se nuk ka me ju shku më kështu, keni me ja pa sherrin edhe personalisht se nuk lejojmë me bë hajgare me vend pakufi, boll është boll. E keni tepru, nalnu. Ose kfillnu ose do të ballafaqoheni. Ka pas edhe tjetër sikur këta që kanë menduar se janë të paprekshëm, saikur e kanë prekur zotin me dorë mirëpo populli i ka do rregulla të veta dhe njerëzit i kanë do rregulla të veta duke ndryshuar gjendjen shumë herë në vend e ndryshojmë edhe me këtë”, deklaroi Haradinaj për RTV21.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, nuk ka përjashtuar edhe aksione simbolike ndaj Kurtit.



Të tjera
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën
Llojet më të shpeshta të alergjive
SHBA ofron deri në 10 milionë dollarë shpërblim për informacione mbi liderët iranianë