Mbrëmë, SHBA sulmoi Iranin.
Shefja e diplomacisë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, bëri thirrje për ulje të tensioneve dhe kthim në tavolinën e bisedimeve, pas sulmeve amerikane në Iran.
“U bëj thirrje të gjitha palëve të tërhiqen, të kthehen në tavolinën e bisedimeve dhe të shmangin përshkallëzimin e mëtejmë”, tha Kallas.
Ajo shtoi se Irani nuk duhet të lejohet që të ketë armë bërthamore dhe se ministrat e Jashtëm të BE-së do të diskutojnë për situatën në Lindjen e Mesme të hënën./REL



Të tjera
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën
Llojet më të shpeshta të alergjive
SHBA ofron deri në 10 milionë dollarë shpërblim për informacione mbi liderët iranianë