Interi mundi mbrëmë në Siatëll skuadrën japoneze të Uraua Red, por ajo që ra në sy gjatë gjithë ndeshjes, ishte tifozeria e ndezur e skuadrës japoneze. Ajo e fundit festoi thuajse gjatë gjithë ndeshjes, për të mbetur në fund e zhgënjyer pas golit në Valentin Karbonit që shënoi përmbysjen e zikaltërve dhe u dha atyre fitoren.
Tifozët u panë të dëshpëruar në tribuna, por edhe vetë lojtarët e Uraua ishin të tillë dhe bënë një gjest shumë të veçantë, që është pjesë e kulturës së vendit oriental.
Ata u rreshtuan poshtë tribunës së ultrasve të tyre dhe kryen përkuljen e njohur si “Saikeirei” para mbështetësve. Nuk ishte një gjest i thjeshtë formal, pasi kjo lloj përkulje, është ajo e kërkimit të ndjesës në mënyrën më fortë të mundshme pasi u iku nga duart një rezultat historik përballë një emri shumë të njohur të futbollit botëror.



Të tjera
Pse gratë përballen me depresion pas lindjes
Pse duhet konsumuar vezët?
Receta me aspirinë që çdo femër duhet t’i dijë