Xherdan Shaqiri ka nisur përgatitjet me Baselin dhe është i vendosur të qëndrojë te kjo skuadër.
Pas kthimit nga SHBA-ja, Shaqiri e udhëhoqi Baselin drejt titullit të kampionit dhe Kupës së Zvicrës.
Së fundi ish-trajneri i Baselit, Fabio Celestini mori drejtimin e CSKA Moskës, ndërsa gazeta “Blick” ka pyetur për këtë lojtarë dhe drejtues të Baselit.
Shaqiri ka thënë se nuk e ka ndërmend të largohet nga ekipi ku është kapiten dhe lider.
“Për momentin nuk ka para që më largojnë nga Baseli. Ndihem komod këtu, ashtu si e kemi parë në edicionin e kaluar”, ka thënë Shaqiri.
Por ai nuk ka kritikuar Celestinin për kalimin në Rusi.
“Fabio me vetëdije zgjodhi rrugën e tij dhe duhet të respektohet kjo. Kalimi në Moskë me gjasë është zgjedhje e duhur për të. Qartë se do të bëj punë të mirë atje”, ka shtuar Shaqiri.



Të tjera
13 këshilla nga një nënë për vajzën e saj, si ta jetojë jetën
Disa nga ushqimet që mund t’iu mbrojnë nga gripi
Kështu duket vjeshta nëpër vende të ndryshme në botë