E ardhmja e Armando Brojës do të jetë larg Çelsit. Për sulmuesin e Kombëtares shqiptare nuk ka vend në skuadrën e Enzo Mareskës, ndërsa klubi kërkon të përfitojë të ardhura.
Janë gjashtë lojtarë, nga të cilët pritet transferimi diku tjetër. Bëhet fjalë për Sterling, Çiluell, Dizasi, Veiga, Çukuuemeka dhe Brojën.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka qenë pafat për shkak të dëmtimeve. Interesimet për të nuk ka munguar, madje nga disa klube me zë në Europë.
Dhe pse gjithçka duket drejt fundit, sërish nuk përjashtohet mundësia e një tjetër huazimi. Për herë të fundit ishte pjesë e Evertonit.



Të tjera
Nuk e dini sa e rrezikshme është të flini me telefon afër kokës
Çiftet që pinë së bashku janë më të lumtur, e dini pse?
6 vese që shkatërrojnë flokët tuaj