Ardon Jashari dhe Granit Xhaka drejt Milanit, Tare i zbulon të gjitha në konferencë për shtyp – Ekonomia Online

Ardon Jashari dhe Granit Xhaka drejt Milanit, Tare i zbulon të gjitha në konferencë për shtyp

Igli Tare e ka nisur vrullshëm te Milani, që po ndryshon për sezonin e ri. Dy emrat më të përfolur në merkato për mesfushën, pas Modriq që është çështje e kryer, janë Ardon Jashari dhe Granit Xhaka.

Tare ka konfirmuar në konferencën e tij për shtyp nga selia e Milanit, që Jashari dhe Xhaka janë alternativa. Vetë me trajnerin kanë vendosur profilet e nevojshme për skuadrën.

“Mesfusha do të jetë reparti ku do të ndërhyjmë më shumë. E diskutuam me trajnerin për profilet që kjo skuadër kërkon. Emrat që përmendët janë alternativa, lojtarë të shkëlqyer, por në fund, duhet të bëjmë zgjedhjen e duhur bazuar në çfarë kërkojmë. Besojmë se është e rëndësishme të rrisim nivelin e përgjithshëm të lojës së skuadrës”, u shpreh Tare.

Milani ka mbushur arkat me shitjen e Reijnders dhe atë që pritet nga Teo Hernandez. Tashmë mbetet për t’u parë si do shpenzohen ato para.