Lionel Mesi i tha mbrëmë mirupafshim Botërorit të Klubeve, pasi u mposht me 4 gola nga ish-skuadra e tij, PSG-ja.
Pavarësisht se nuk arriti të kalonte në çerekfinale, ylli argjentinas ka fituar një fanse të madhe. Ajo është një zonjë e moshuar e cila e ka ndjekur gjatë këtyrë ndeshjeve që ka zhvilluar së fundmi.
Mbrëmë ajo u paraqit me një pankartë me mbishkrimin: “Mosha është vetëm një numër”, ndërsa në dorë mbante edhe një trëndafil të kuq. Më pas kishte një pankartë tjetër: “Unë e dua Mesin”.
Ndërsa “Pleshti” e përshëndeti me duar zonjën. Pak ditë më parë ajo kishte një tjetër pankartë ku i drejtohet legjendës së Barcelonës: “Mesi, do të martohesh me mua?”



Të tjera
Receta me aspirinë që çdo femër duhet t’i dijë
Viktor Buzhala aderon në Guxo
Gjestet dhe frazat që kanë më shumë vlerë se një “të dua”