Interi i jep lamtumirën Kupën e Botës për Klube, pasi u mund 0-2 nga klubi brazilian Fluminense e luajtur në Charlotte.
Sfida nisi në mënyrën më të mirë të mundshme nga ekipi brazilian, duke kaluar në avantazh që në minutën e 3’ me anë të Canos, pas një pakujdesie në mbrojtjen zikaltër.
Nënkampionët e Europës tentuan të barazionin sfidën, duke luajtur të gjitha shanset e tyre deri në fund, por në minutën e 93’, Hercules i dha goditjen përfundimtare ekipit të Chivus.
Kështu Interi e mbyll këtë kompeticion në dazën e 1/16-ave, teksa tashmë Chivu do të nisë përgatitjet për sezonin e ri.
Nga ana tjetër, Fluminense shpreson për më shumë, ku në çerekfinale do të ndeshet me fituesin e sfidës Manchester City-Al Hilal.



Të tjera
Si të veproni pas rënies së shpejtë të shtypjes së gjakut?
FIFA rrit çmimet e biletave për finalen e Kupës së Botës në gati 33,000 dollarë
Nuk e dini sa e rrezikshme është të flini me telefon afër kokës