Forca e Sigurisë së Kosovës ka realizuar ushtrimin fushor “Tango Mike”, në kuadër të përgatitjeve për validimin e Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë.
FSK në një postim në Facebook ka publikuar fotografi nga ky ushtrim fushor.

“Në kuadër të përgatitjeve për validimin e Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë, Kompania e Armëve ka realizuar ushtrimin fushor ‘Tango Mike’, me qëllim vlerësimin e kapaciteteve operacionale dhe aftësive taktike të togjeve, si dhe testimin e funksionimit të komandës dhe ndërlidhjes në kushte të ngjashme me ato reale të betejës.
Në këtë ushtrim janë validuar togjet e kompanisë, duke u vlerësuar në aspektin e dislokimit në terren, lëvizjes taktike, vendosjes në pozicione mbrojtëse dhe mbështetje më zjarre për njësitë operacionale të këmbësorisë”, shkruajnë nga FSK-ja. /Telegrafi/









Të tjera
Burrat janë më të rrezikuar nga diabeti
Kancelari gjerman bën thirrje për përfundimin e lu*ftës me Iranin përmes një zgjidhjeje diplomatike
“Furia” e tifozëve të Kosovës po i tremb vendasit, frikë se stadiumi do të pushtohet nga shqiptarët