Nga sot, 1 korrik, ka hyrë në fuqi masa për mbulimin e kostos së policës kufitare për të gjithë bashkatdhetarët që vijnë në vendlindje, transmeton KosovaPost.
Këtë e ka bërë të ditur Ministri në detyrë i Financave Hekuran Murati.
Sipas kësaj mase, polica njëmujore e sigurimit për të gjitha automjetet me deri në 9 ulëse ofrohet falas për të gjithë bashkatdhetarët që hyjnë në vend përmes pikave kufitare të Republikës së Kosovës.
Polica mund të merret në mënyrë të menjëhershme dhe pa pagesë në të gjitha pikat kufitare hyrëse, dhe kjo lehtësi do të jetë në dispozicion gjatë gjithë periudhës së zbatimit të masës.
Të tjera
Vasfije Krasniqi-Goodman për UÇK-në: Shpëtimtarët e jetës sime
Provat e dëshmitë do fshijnë njollat e fantazisë mbi UÇK-në
Rubin: Thaçi kishte prioritet mbështetjen amerikane, i hetuam akuzat ndaj tij, asnjë nga ato marri s’ishte e vërtetë