Në një ceremoni solemne të organizuar të premtem, diplomoi gjenerata 2025 me 18 kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK)
Presidentja Vjosa Osmani vlerësoi lart përkushtimin dhe gatishmërinë e kadetëve për t’i shërbyer vendit me nder dhe përkushtim.
“Nuk ka nder më të madh sesa t’i shërbehet atdheut me zemër, betim dhe uniformë. Kjo ceremoni nuk shënon vetëm fundin e një etape, por fillimin e një përgjegjësie të shenjtë për ju”, tha presidentja Osmani.
Ajo theksoi historinë e sakrificës dhe qëndresës së popullit të Kosovës, duke e lidhur rolin e FSK-së me trashëgiminë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Toka jonë e ka njohur dhimbjen dhe sakrificën për shekuj me radhë, por mbi të gjitha ka lindur mbi shpresën. Forca juaj është trashëgimi e UÇK-së. Ju jeni besimi ynë që Republika e Kosovës do të jetë në duar të sigurta”, tha Osmani.




Të tjera
Ministri Gashani dyfishon mbështetjen financiare për sportistet dhe trajneret femra
Deco ia hap derën e largimit yllit të Barcelonës
Po kërkohet me ngulm nga Barça dhe Liverpooli, Interi ia cakton çmimin Bastonit