Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka kujtuar Betejën e Loxhës, të cilën e ka vlerësuar si njërën nga përballjet më të lavdishme të luftës për liri, transmeton KosovaPost.
Në një komunikatë nga Zyra e Presidencës, në 27-vjetorin e Betejës së Loxhës, bëhet e ditur se presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kujtuar njërën nga përballjet më të lavdishme të luftës për liri kundruall një armiku të pamëshirshëm, ku luftëtarët e UÇK-së dëshmuan se vullneti për liri është më i fortë se çdo makineri lufte.
“Loxha ishte më shumë se fushëbetejë, simbol i rezistencës dhe bashkimit për të mos u kthyer kurrë në robëri. Prej andej, thirrja për liri u përhap në gjithë Kosovën. Sot, si shtet i lirë e demokratik, kemi për detyrë ta ruajmë kujtesën për të rënët dhe t’i mbrojmë vlerat për të cilat u flijuan. Liria është amaneti i tyre! I përulemi me nderim dëshmorëve të Betejës së Loxhës dhe të gjithë dëshmorëve të UÇK-së. Lavdi e përjetshme!”, thuhet në komunikatë.



Të tjera
A jeni prindër posesivë?
“Deklaratë e fortë: Berisha e quan vendimin e BE-së goditje për ‘dyshen Rama–Vuçiq’”
Mirëpresim konfirmimin e sotëm nga KE-ja për heqjen e të gjitha masave e BE-së për Kosovën