Deputetja e betuar e PDK-së, Sala Jashari, po e vazhdon seancën me deputetët e ish-opozitës.
Ajo ishte e ashpër me partinë fituese të cilës i bëri thirrje për reflektim.
“Edhe sot po vazhdoj të bëj thirrje për atë që është e drejt dhe që qytetarët e Kosovës e meritojnë, po bëj thirrje për zgjidhje. Sistemet parlamentare e demokratike janë të ndërtuara mbi bazën e kompromisit”.
“Gjendem këtu përpara jush sepse edhe sot VV sillet sikur të ishte me shumë se 50 për qind të ulëseve në parlament, dhe pretendon se kompromisi i tyre është përpjekja e vazhdueshme për ta votuar vetëm një të propozuar për kryeparlamentare dhe atë në mënyrë të fshehtë dhe arbitrare, por ky nuk është kompromis”, tha Jashari e cila është bashkëkryesuese e seanca konstituive.



Të tjera
Monitorohet zbatimi i kontrolleve fitosanitare në Merdarë dhe Han të Elezit
Ministrja Pacolli reagon ndaj raportimit të Insajderit: E pavërtetë dhe dezinformatë e qëllimshme
Haxhiu për të p@gjeturit: Problemi kryesor vazhdon të jetë Serbia