Udhëtarët shqiptarë bllokohen në Aeroportin e Beogradit: “Po vdesim këtu”

Gazetari Blendi Fevziu ka publikuar në Instagram një video shqetësuese nga aeroporti i Beogradit, ku një grup qytetarësh shqiptarë janë mbajtur të ngujuar për më shumë se një orë në një autobus, ndërsa prisnin kthimin drejt Tiranës.

Në video shihen pamje tronditëse: një xham i thyer, gra që i bërtasin policisë serbe, fëmijë që qajnë dhe njerëz që ankohen për mungesën e ajrit.

Sipas dëshmive, pasagjerët u mbajtën me dyer të mbyllura në kushte të papranueshme, ndërsa policia dhe shoferi i autobusit refuzuan të ndërhyjnë.

Për më shumë, po sjellim të plotë mesazhin e një gruaje që dallohet në video duke u përballur me policët:

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale, ndërsa qytetarët kërkojnë një përgjigje zyrtare nga autoritetet për trajtimin e udhëtarëve shqiptarë në Serbi.