Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës dhe Kryetar i Bordit të Forumit Investiv të Odave të Ballkanit, Lulzim Rafuna, dhe sekretari i Përgjithshëm, David Piegazki, kanë zhvilluar një takim zyrtar me Sekretarin për Punë të Jashtme të Italisë, Emanuele Loperfido.
Oda ekonomike njofton se gjatë takimit, u diskutua për të ardhmen e bashkëpunimit ndërmjet Italisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë edhe Kosovën.
“Emanuele theksoi se vetë fakti që selia e WB6 CIF ndodhet në Trieste përbën një përparësi të rëndësishme strategjike. Palët konfirmuan angazhimin e përbashkët për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët dhe për të forcuar marrëdhëniet ekonomike ndërmjet Italisë dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor“, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, forumi Investiv i Odave të Ballkanit Perëndimor beson fuqishëm se vetëm përmes partneriteteve të forta mund të krijohen mundësi të reja dhe Ballkani Perëndimor të avancojë si pjesë thelbësore e Evropës.



Të tjera
Ushqimet e shëndetshme që ndihmojnë trurin
Kjo është festa e shpirtit të kombit që mbijetoi falë gjuhës shqipe
Grenell e quan “lajm të mirë” krizën në Kosovë – kritika për qëndrimin e tij