Në orët e para të mëngjesit të së dielës, qendra e thirrjeve emergjente e Mbrojtjes dhe Shpëtimit në Zyrih mori një raport për tym të dendur në Aeroportin Speck në Fehraltorf, Zyrih.
Kur mbërritën shërbimet e para të emergjencës, restoranti i aeroportit ishte tashmë plotësisht në flakë.
Pavarësisht reagimit të shpejtë dhe të koordinuar të mbi 100 zjarrfikësve nga rajoni, restoranti nuk mundi të shpëtohej – ai u shkatërrua plotësisht, shkruan Blick, transmeton Kosovapost.net
Ndërtesat ngjitur, duke përfshirë një hangar dhe një punishte, u dëmtuan gjithashtu nga zjarri.
Megjithatë, asnjë avion nuk u dëmtua pasi zjarrfikësit i sollën të gjithë avionët në siguri në kohë.
Bëhet e ditur poashtu se nga ky zjarr nuk ka persona të lënduar., por fluturimet janë pezulluar. /Kosovapost.net
Të tjera
Presidenti Erdogan prezanton “Kupolën e Çeliktë” të Turqisë
Arrestohet një person pasi sulmoi policët pas shqiptimit të një gjobe
Çeku synon transformimin e kryeqytetit