Këngëtarja amerikane Olivia Rodrigo ka reaguar ndaj situatës në Gaza, duke e cilësuar atë si “të tmerrshme dhe absolutisht të papranueshme”. Ajo njoftoi se ka bërë një donacion për Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) për të ndihmuar fëmijët në Gaza.
Në një postim në Instagram, Rodrigo theksoi se familjet në Gaza janë të uritura, të etura dhe pa akses në ndihma mjekësore dhe humanitare.
“Nuk kam fjalë për ta përshkruar dhimbjen që ndiej për shkak të shkatërrimit që po përjetojnë njerëzit e pafajshëm në Palestinë,” shkroi ajo.
Rodrigo shtoi se asnjë fëmijë, në Izrael, Palestinë apo në ndonjë vend tjetër, nuk e meriton të përjetojë vuajtje të tilla.
Ajo i ftoi ndjekësit e saj të dhurojnë për të ndihmuar popullin e Gazës dhe theksoi: “T’i lëmë ata pas dore do të thotë të heqim dorë nga njerëzimi ynë i përbashkët.” /mesazhi



Të tjera
Vetitë shëruese të borzilokut
Vuçiq paralajmëron vizitë zyrtare në Kinë, në fokus…
Çmimet në prag të festave të fundvitit, qytetarët ankohen