Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune me ftesë të presidentit letonez, Edgars Rinkēvičs.
E para e shtetit ka falënderuar Republikën e Letonisë për mikpritjen.
“Faleminderit Presidentit Rinkēvičs dhe Republikës së Letonisë për pritjen e ngrohtë dhe miqësinë e palëkundur ndaj Kosovës”, ka shkruar ajo në Facebook.
Ndryshe, presidentja në agjendë ka dorëzimin e medaljes ushtarake presidenciale në nder të kontributit të Forcave Mbrojtëse të Letonisë për paqen dhe sigurinë si pjesë e misionit KFOR./teve1.info/



Të tjera
Nga grupi që kreu su*lmin janë zbuluar edhe dy raste të tjera të rënda
Asamblisti i LVV-së Selman Sokoli thotë se u sulmua fizikisht në një qendër tregtare
Vetitë që nuk i keni ditur për mjaltën