Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se është bërë një hap kyç drejt rritjes së transparencës në menaxhimin e parasë publike.
Sipas njoftimit, nga muaji gusht, sistemi i e-Prokurimit dhe sistemi i Thesarit janë të ndërveprueshëm, ku çdo procedurë prokurimi për projekte kapitale mund të nisë vetëm pasi të jetë konfirmuar një zotim buxhetor, qoftë ai vjetor apo shumëvjeçar, duke parandaluar kësisoj shpenzimet pa mbulim financiar.
“Ky hap përmirëson ndjeshëm planifikimin e investimeve kapitale dhe garanton që procedurat e prokurimit të fillojnë vetëm kur fondet përkatëse janë të zotuara dhe të konfirmuara
Gjithashtu, ndërlidhja shmang parregullsitë dhe vonesat, duke ofruar më shumë transparencë për qytetarët dhe rritur efikasitetin në menaxhimin e financave publike”, thuhet në njoftim.
Të tjera
Gënjeshtrat që gratë e martuara ua thonë burrave
5 shenjat e horoskopit me karakter të fortë
Mungesa adekuate e gjumit sjell e rritë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit