Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se nën udhëheqjen e saj, është duke u zhvilluar një operacion në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, në lidhje me dyshimet për kryerjen e veprës penale të spiunazhit.
Në njoftim thuhet se operacioni është ende në zhvillim dhe për shkak të ndjeshmërisë së hetimeve, më shumë detaje do të bëhen publike pas përfundimit të operacionit.
“Prokurori i Shtetit do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me ligjet në fuqi”, thuhet në njoftimin e tyre



Të tjera
Frika nga Covid-19 do t’i ndalojë njerëzit të ri-integrohen në shoqëri
Kafja ul rrezikun e infarkteve në zemër
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë