Nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, është duke u zhvilluar një operacion lidhur me dyshimet për kryerjen e veprës penale të spiunazhit, në asistim të zyrtarëve të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë dhe të Inspektoratit Policor të Kosovës.
Bazuar në informacionet e para, që akoma nuk janë konfirmuar zyrtarisht, Klankosova.tv mëson se cak i aksionit dyshohet se është një zyrtar i Policisë së Kosovës, nën dyshimet për rrjedhje të informacioneve të ndjeshme te shërbimet sekrete të shtetit serb.
Veprimet nga shteti janë ndërmarrë te pika kufitare te Dheu i Bardhë.
Hetimi ka çuar në identifikimin e tij, ndërsa sot pritet të vihet në pranga



Të tjera
Kurti: Kosova ka nevojë për gjykata normale, jo speciale
Kurti për bashkimin e Osmanit me Abdixhikun: S’duhet ngatërruar dëshirat me fakte
Rrjetet sociale nxisin refuzimin e vaksinave