Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur në lidhje me deklaratat e presidentit amerikan, Donald Trump, duke thënë ajo ka treguar se si i ka kuptuar ato.
Osmani u shpreh se ajo çka ka thënë, ka qenë në drejtim të vlerësimit të tij, pra siç u shpreh, vlerësim pozitiv.
“Lidhur me këto deklarata shumë konkrete, kam thënë, mënyra se si e kuptojmë ne, pra nuk kam interpretuar deklarata të presidentit Trump, por e kam treguar si e kam kuptuar unë si Presidente e Republikës së Kosovës, në qoftë se qëndrimi i Shteteve të Bashkuara është ndryshe, besoj që mund të ju drejtoheni”.
“Ne e vlerësojmë rolin e presidentit Trump si njeri që punon ditë e natë për paqe në botë, e vlerësojmë jashtëzakonisht shumë këtë kontribut dhe tërë deklarata ime ka qenë në drejtim të vlerësimit të tij, pra vlerësimit pozitiv që e kemi për presidentin Trump dhe udhëheqjen e tij”, u shpreh Osmani./
Të tjera
Kurti mori pjesë në shënimin e 25-vjetorit të Qendrës Trajnuese Diakonie, në Mitrovicë
Ndalja e Dialgout Strategjik, Rashiq: Mesazhi më i qartë nga SHBA deri tani, Prattipati më paralamëroi 2 ditë më herët
Lista Serbe nis fushatën me himn të Serbisë dhe premtimin për “çlirim nga Kurti”