Në edicionin e sivjetëm të Javës së Gruas, të organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhënë një mesazh të fuqishëm për barazi dhe drejtësi gjinore.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani theksoi rëndësinë e përfshirjes së plotë të grave në shoqëri.
“Asnjë shoqëri nuk mund të jetë vërtet e lirë, e drejtë apo e barabartë, nëse gjysma e popullit të saj mbetet mbrapa”, ka shkruar ajo.
Javën e Gruas, NDI-ja e organizon çdo vit me qëllim fuqizimin e rolit të grave në politikë, vendimmarrje dhe shoqëri.
Të tjera
Ndalja e Dialgout Strategjik, Rashiq: Mesazhi më i qartë nga SHBA deri tani, Prattipati më paralamëroi 2 ditë më herët
Lista Serbe nis fushatën me himn të Serbisë dhe premtimin për “çlirim nga Kurti”
SHBA pezulloi Dialogun Strategjik me Kosovën, Nurellari: Shuplakë për Albin Kurtin