Kapiten Shkëlqim Raci, nga Forca e Sigurisë së Kosovës, ka përfunduar me sukses Kursin e Karrierës së Kapitenit për Logjistikë në Universitetin e Mbështetjes së Ushtrisë (Army Sustainment University), që zhvillohet në Fort Lee, Virxhinia, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas njoftimit të FSK-së, Raci është vlerësuar me çmimin prestigjioz “Distinguished International Honor Graduate”, që i ndahet studentëve ndërkombëtarë për performancë të jashtëzakonshme akademike dhe profesionale gjatë trajnimit, transmeton Klankosova.tv.
“Ky sukses i Kapiten Racit përbën dëshmi të përkushtimit, profesionalizmit dhe standardeve të larta që përfaqësojnë pjesëtarët e FSK-së në arenën ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.
Të tjera
Ndalja e Dialgout Strategjik, Rashiq: Mesazhi më i qartë nga SHBA deri tani, Prattipati më paralamëroi 2 ditë më herët
Lista Serbe nis fushatën me himn të Serbisë dhe premtimin për “çlirim nga Kurti”
SHBA pezulloi Dialogun Strategjik me Kosovën, Nurellari: Shuplakë për Albin Kurtin