Policia ka bërë të ditur se ka arritur ta parandalojë një rast të kontrabandë me mallra (barna) nga Serbia, transmeton KosovaPost.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se rreth orës 13:25 në Novosellë, pasi që është futur në territorin e Kosovës nga territori i Serbisë, është ndaluar për kontroll automjeti me targa të Serbisë dhe gjatë kontrollit në bagazhin e tij janë gjetur barna të llojeve të ndryshme.
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurorja kujdestar në PTH- Gjilan, e cila ka urdhëruar që rasti të cilësohet ‘Kontrabandë me mallra’, mallrat e dyshuara të sekuestrohen përkohësisht dhe t’i dorëzohen për ruajtje Doganës së Kosovës, kurse personi dhe vetura të lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Si ta menaxhoni zemërimin e të qetësoheni shpejt?
Kush punon në kompjuter ka nevojë për këtë vitaminë
Bakteret e fshehura nën këmbët tona mund të jenë një armë e re kundër superbaktereve