Policia e Kosovës ka arrestuar sot një 28-vjeçar me inicialet M.S. në Prishtinë, pas një kontrolli rutinë nga njësitë policore.
Gjatë kontrollit, i dyshuari u kap me substanca të dyshuara narkotike, një shumë të konsiderueshme parash dhe një thikë, të cilat janë sekuestruar nga policia.
Pas verifikimeve shtesë, rezultoi se M.S. ishte person në kërkim policor.
Me vendim të prokurorit të shtetit, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Ai dyshohet për veprat penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, si dhe “Armëmbajtje pa leje”.



Të tjera
Atmosferë e nxehtë në Madrid: mes debateve dhe hijes së Mourinhos, poshtërimi mund të vijë të dielën në “El Clasico”
Si të përmirësoni tretjen pas të dyzetave
Kurti nderon Bahri Fazliun: Figurë e rrallë që bashkoi pushkën me penën