Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka bërë të ditur se efektivët e Batalionit Komando, pjesë e KFOR-it, në Komandën Rajonale Perëndimore (RC-W), në Pejë po vazhdojnë të kryejnë stërvitje, transmeton KosovaPost.
Në një njoftimin e lëshuar për media në Facebook thuhet se Shqipëria është krah për krah me partnerët, gjithmonë të përgatitur për çdo sfidë.
“Efektivët e Batalionit Komando, pjesë e Misionit KFOR 07 në Komandën Rajonale Perëndimore (RC-Ë), vazhdojnë të tregojnë profesionalizëm dhe përkushtim jo vetëm në përmbushjen e detyrave operacionale, por edhe në stërvitjet e përbashkëta me aleatët tanë të NATO-s”.
“Stërvitja HELI MEDEVAC, e fokusuar në evakuimin mjekësor ajror, ishte një tjetër dëshmi e gatishmërisë dhe disiplinës së trupës sonë”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Dërguti provon partinë e tretë, i bashkohet PDK-së, do të kandidojë për deputete
Shërbime të reja në kujdesin parësor për fëmijët, firmoset vendimi
Zbulohet më në fund kura për rënien e flokëve