Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ndarë një moment personal dhe reflektues nga një ngjitje në Bjeshkët e Lumbardhit, në një lartësi prej 2100 metrash, bashkë me vajzën e tij, Rozin.
“Unë dhe Rozi. Në Bjeshkët e Lumbardhit; 2100 metra lartësi,” shkruan Abdixhiku në postimin e tij, ku tregon se gjatë ecjes në Alpet Shqiptare është ndalur pranë dy gurëve varresh të thjeshtë. Sipas tregimeve të banorëve vendas, aty prehen dy ballistë të rënë në vitin 1945 gjatë një beteje me forcat malazeze. “E djathta ka histori”, shprehet ai.
Abdixhiku thekson se në ato shtigje malore, vajza e tij ka filluar të mësojë një ndjenjë që nuk shkruhet në libra, por që trashëgohet përmes përvojës dhe lidhjes me tokën – atdhedashurinë.



Të tjera
Njihuni me disa përfitime shëndetësore për trupin tuaj kur agjëroni
Sa orë gjumë i duhen njeriut për jetë të shëndetshme
Misri i zier, ilaç dhe vakt i shëndetshëm