Ish-kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, ka folur ndër të tjera edhe për themelimin e Gjykatës Speciale.
Thaçi, që aso kohe ishte zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme, në Rubikon sonte u shpreh se Kosova ishte përballë dy sfidave, ta themelojë Specialen në koordinim me ShBA-të dhe BE-në ose vendit do t’i imponohej një gjykatë e njëjtë, por me rol aktiv të Rusisë dhe Kinës.
“Kosova ishte përballë dy sfidave: të themelojë këtë gjykatë vet në koordinim me SHBA-të dhe Bashkimin Evropian, ose Kosovës do t`i imponohej një gjykatë e njëjtë, por e themeluar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, me rol aktiv të Rusisë dhe Kinës, por që do të përkrahej edhe nga SHBA dhe BE”, u shpreh Thaçi në Rubikon.
Tutje, ai tha se Kosova e bëri zgjedhjen e parë, themelimin e Speciales në koordinim me ShBA-të dhe BE-në, zgjedhje të cilën e quajti shumë sfiduese “por më e përgjegjshme”.
“Kosova bëri zgjedhjen e parë që ishte shumë sfiduese, por më e përgjegjshme. Me garancë nga partnerët amerikanë dhe evropianë se do të punohet me legjislacionin kosovar, pra jo vetëm të merret parasysh, por, nënvizoj, detyrimisht të respektohet”, tha Thaçi.
Të tjera
Marrëdhëniet Kosovë–ShBA kurrë s’kanë qenë më të forta
E kemi shpëtuar Kosovën nga korrupsioni dhe tendencat për ndarje, do ta çlirojmë secilën komunë nga hajnia e partive të tjera
Serbia po vazhdon ta politizojë çështjen e të zhdukurve