Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka zbarkuar sot në Zubin Potok për t’iu bashkuar operacionit të kërkim-shpëtimit për mërgimtarin 33-vjeçar, i cili dyshohet se është mbytur në Liqenin e Ujmanit.
Klan Kosova, përmes kamermanit Agon Bejtullahu, ka siguruar pamje ekskluzive nga terreni, ku ekipet e FSK-së kanë zbarkuar në veri në ndihmë ndaj njësiteve të Policisë së Kosovës dhe ekipeve të kërkim-shpëtimit, për të ndihmuar në gjetjen e trupit të pajetë.
Ky është dita e tretë e kërkimeve, ndërsa prania e FSK-së në zonë vjen pas lejes së dhënë nga KFOR-i për ndërhyrje në këtë pjesë të veriut të vendit.



Të tjera
Barcelona rikthehet te ngjyrat tradicionale në derbin katalanas pas një dekade
A duhet ta hamë lëkurën e pulës? Mjekët japin përgjigjen përfundimtare
Majlinda Kelmendi refuzon ofertë të majme nga Emiratet Arabe