Firma britanike e konsulencës Henley & Partners ka publikuar renditjen e pasaportave më “të fuqishme” në botë. Pasaporta e Emirateve të Bashkuara Arabe mbetet më e fuqishmja, e ndjekur nga Spanja dhe Singapori, në vendin e tretë. Në vendin e katërt renditet Franca e ndjekur nga Gjermania, Belgjika dhe Finlanda. Sa i përket Shqipërisë, vendi ynë renditet në vendin 44 sipas fuqisë.
Kjo renditje bazohet në numrin e vendeve që qytetarët mund të vizitojnë pa vizë.
Në total, shqiptarët mund të udhëtojnë pa viza ose me vizë në hyrje në mbi 120 shtete.
Ekspertët thonë se përmirësimi i pozitës së Shqipërisë lidhet edhe me marrëveshjet e reja ndërkombëtare të nënshkruara vitet e fundit.



Të tjera
Si të përgatisni një supë të shpejtë që jua lehtëson stomakun
Stërvitjet ushtarake serbe pranë kufirit rrisin tensionet në rajon
Spitali i Pejës bën apel, kujdes me ushqimin për festën e Bajramit