Komisioni Rregullator i Energjetikës i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 2,53 % në raport me vendimin e datës 20.06.2024, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Çmimi i shitjes me pakicë të EUROSUPER BS-95 rritet për 1,50 den/litër, derisa çmimet e shitjes me pakicë të EUROSUPER BS-98 dhe Vajit ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) rriten për 2,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V), rritet për 2,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 1,040 den/kg dhe tani është 46,720 den/kg.
Nga data 25.06.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
EUROSUPER BS – 95 do të shiten për 82,50 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 do të shiten për 85,00 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) do të shiten për 76,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shiten për 75,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU do të shiten për 46,720 (denarë/kilogram).
Të tjera
Vendi më i mirë për të ruajtur ilaçet në shtëpi
Shtatë mënyra si të fitoni respektin tek fëmijët tuaj problematikë
Meshkujt që nuk mund t’i bëjnë 10 pompa janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës