Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës në Han të Elezit ka ndaluar një automjet të dyshuar me targa të Republikës së Maqedonisë së Veriut të drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut.
I dyshuari përkundër pohimit se nuk ka asgjë për të deklaruar tek zyrtarët doganorë, pas ndaljes në pikën e kontrollit, gjatë kontrollit të detajuar në bagazh janë gjetur një sasi prej gjithsej 3,780 copë çorapësh të markave të mbrojtura tregtare si Nike dhe Adidas, si dhe në pjesën e përparme të automjetit (në sirtarin e pasagjerit) janë zbuluar edhe 47 thika gjahu me këllëf për të cilat nuk është paraqitur asnjë dokumentacion shoqërues.
Policia njofton se lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i cili ka urdhëruar që rasti të trajtohet si “Shmangie nga taksat doganore”dhe mallrat e dyshuara konfiskohen përkohësisht dhe i dorëzohen Doganës se Kosovës, automjeti është liruar, ndërsa personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt./Klankosova.tv
Të tjera
Kr*imet e ekstremistëve të krahut të djathtë në Austri rriten me mbi 40 për qind në 2025
Petar Petkoviqi refuzon të diskutojë në Bruksel për Luginën, reagon Shaip Kamberi
Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon su*lmin iz*raelit ndaj Katarit