Finlanda po lëvizin drejt njohjes së një shteti palestinez.
Agjencia e Lajmeve STT raporton se presidenti finlandez, Alexander Stubb është i gatshëm të njohë një shtet palestinez.
“Ne kemi diskutuar për këtë çështje të vështirë që nga tetori i vitit 2023. Tani unë personalisht besoj se situata ka avancuar deri në atë pikë sa që është koha që Finlanda të bëjë zgjedhjen e saj,” i tha Stubb agjencisë STT. Megjithatë, brenda qeverisë ka mosmarrëveshje, pasi Partia Finlandeze dhe Kristian Demokratët janë kundër këtij hapi.
Valën e njohjes së Palestinës e ka nisur Franca, ndërsa tashmë i janë bashkuar edhe Malta dhe Kanadaja.
Mbretëria e Bashkuar gjithashtu ka paralajmëruar se do ta njohë Palestinën nëse Izraeli nuk përmbush kushtet e vendosura.



Të tjera
4 arsyet pse ju vijnë periodat dy herë në muaj
Artmotion siguron të drejtat e klubeve të UEFA-s për sezonet 2027-2031
Mjaft më me presion dhe fantazi aneksimi