Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer pas prezantimit të planit për njohjen e Palestinës si shtet në shtator, tani tha se situata në terren në Gaza duhet të ndryshojë.
Sipas tij, atje ka një katastrofë humanitare dhe prandaj sipas tij, duhet ndryshim, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.
“Situata në terren në Gaza duhet të ndryshojë, ka një katastrofë humanitare dhe për këtë arsye kam thënë se nëse kjo nuk ndryshon, natyrisht ne do ta vlerësojmë këtë kur të arrijmë në shtator, atëherë do ta njohim Palestinën.”
Ai shton se thirrja e qeverisë për lirimin e menjëhershëm të pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Gaza ka qenë e qëndrueshme.
“Ata janë mbajtur për një kohë shumë, shumë të gjatë në kushte absolutisht të patolerueshme”, u shpreh tutje ai.



Të tjera
FIFA rrit çmimet e biletave për finalen e Kupës së Botës në gati 33,000 dollarë
Nuk e dini sa e rrezikshme është të flini me telefon afër kokës
Çiftet që pinë së bashku janë më të lumtur, e dini pse?