Nga 1 qershori, me hyrjen në fuqi të vendimit për liberalizimin e tregut të energjisë, të gjitha kompanitë me më shumë se 50 punëtorë apo qarkullim mbi 10 milionë euro, janë të detyruara të lidhin kontrata me kompani të licencuara për furnizim me energji.
Mbi 1.300 kompani janë të prekura nga ky vendim, ndërsa afati i përkohshëm i furnizimit nga KEK-u ka përfunduar më 31 korrik.
Aktualisht, Gjykata Komercile e ka pezulluar përkohësisht vendimin e ZRRE-së, derisa të merret një vendim përfundimtar.
Ndërkohë, shumë biznese kanë raportuar rritje të ndjeshme të faturave të energjisë për muajin qershor të këtij viti, në krahasim me qershorin e vitit 2024.
Kushtrim Ahmeti nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës ka ngritur alarmin për pasojat që mund të prekin bizneset.
Në emisionin FIVE në TV Dukagjini, Ahmeti ka thënë se kjo të ketë pasoja të rënda për prodhimin vendor, duke hapur rrugë për dominim të importit, e në veçanti atij nga Serbia.
“Javën e kaluar i jemi drejtuar dhe kryeministri me një letër zyrtare. Ku kemi kërkuar që të ndërhy. I kemi kërkuar edhe KEK-ut që të mos e bëj ndërprerjen energjisë elektrike. Gjithashtu edhe ZRRE-së që ta shtyjë. Gjithashtu i kemi drejtuar edhe Komisionit Evropian në Bruksel. Edhe Sekretariat të Energjisë, zyrës së BE-së në Kosovë. Kurse sot i jemi drejtuar edhe presidentes, meqenëse s’ka më institucion legal. E vetja që e ka funksion fuqi plotë është presidentja, edhe asaj i jemi drejtuar sot me kërkesën ë të ndërhyjë në këtë çështje.
Sepse do të ketë dëme të jashtëzakonshme. Situata është e vështirë. Edhe e pafavorshme. Ata që do të përfitojnë në këtë rast është importi. E sidomos produktet serbe që subvencionohen më të madhe nga Serbia për eksport. Përfshirë këtu edhe për eksportet në Kosovë. E prodhuesi vendor d të zhduket krejt në këtë situatë”, ka thënë Ahmeti.
Të tjera
Kontrata sekrete paramartesore e Cristiano Ronaldos me Georginën? Çfarë merr ajo nëse ndahen?
Milani nuk mund të vazhdojë të pësojë gola kaq të lehtë
Tentimi i radhës, kush do të ia mësyjë karrigës së kryetarit?