Ish-kryeministri Isa Mustafa ka akuzuar qeverinë në detyrë se sjellja e tyre pa kontroll parlamentar dhe pa pasur kujt t’i japin përgjegjësi, po shihen më së miri te nxitja dhe përkrahja e sjelljeve të ZRRE-së për imponimin e tregut të lirë të energjisë, përkundër vendimeve gjyqësore dhe fakteve të dëmeve të pariparueshme të sektorit privat të biznesit.
Në një postim në Facebook, Mustafa thotë se nuk i takojnë ZRRE-së vendimet për tregun e lirë të energjisë, siç shprehet ministrja e Ekonomisë Artan Rizvanolli, por këto vendime i takojnë respektimit të ligjeve dhe vendimeve të gjykatave, të cilat mbrojnë të drejtat e bizneseve.
“Ky ligj parasheh që të zbatohet kur krijohen rrethanat e një konkurrence në treg, në dobi të sektorit privat, jo në shkatërrim të sektorit privat. Duhet të ruhemi nga pasojat e mendësisë dhe veprimeve shkatërruese!
Shtet kemi aq sa kemi ekonomi. Çfarë do të mbetet nga ky shtet nëse edhe këtë ekonomi ia shkatërrojmë?”, ka përfunduar Mustafa.
Të tjera
Rusia dyshohet se ka penguar navigimin në aeroplanin e Von der Leyen mbi Bullgari
Presidenca deklarohet për takimin Osmani-Basha
Komunikata rreth takimit me Osmanin u lëshua pa miratim, thotë Basha