Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se dita e diel do të karakterizohet me mot të qëndrueshëm, kryesisht me diell dhe vranësira të pjesshme.
Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga 11 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 29 deri në 33 gradë Celsius. Sipas IHMK-së, do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi të lehtë prej 1 deri në 3 metra për sekondë. Ndërkohë, Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj qytetarëve u rekomandohet që të ndjekin këshillat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për mbrojtje nga rrezatimi diellor, veçanërisht gjatë orëve të pikut.



Të tjera
Para se t’ua lini telefonin në duar fëmijëve, lexojeni këtë
4 zakone që njerëzit e suksesshëm praktikojnë në fundjavë
Nëse ju dhembë shpina, problemi mund të jenë dhëmbët