Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe të Palestinës (PRCS) ka akuzuar forcat izraelite për sulmin ndaj selisë së saj në Gaza, duke vrarë një punëtor dhe plagosur tre të tjerë.
Organizata humanitare tha se sulmi “shkaktoi një zjarr në ndërtesë” në orët e para të mëngjesit të së dielës, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Duke e përshkruar sulmin e natës ndaj objektit në qytetin jugor të Khan Younis si “të qëllimshëm”, Gjysmëhëna e Kuqe tha se vendndodhja e selisë së saj është “e njohur mirë” për ushtrinë izraelite dhe është “e shënuar qartë me emblemën mbrojtëse të kuqe”.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thanë se “nuk kishin dijeni as për artilerinë dhe as për ndonjë sulm ajror” kur u pyetën nga BBC për akuzën.



Të tjera
Përfitimet e mira nga konsumimi i çajit të luleradhiqes çdo ditë
Komandanti i KFOR-it takohet me përfaqësues diplomatikë në Prishtinë
24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen për aftësi të veçanta