Gjatë një ndeshje futbolli në qytetin Klupci, pranë Loznicës në perëndim të Beogradit, rrufeja goditi fushën në mes të stuhisë.
Ndeshja po zhvillohej midis ekipit Radnicki nga Klupci dhe Cerit nga Petkovica. Si pasojë e goditjes së rrufesë, 11 lojtarë u lënduan.
Ngjarje të ngjashme janë raportuar edhe në vende të tjera. Të shtunën në Republikën Çeke, në qytetin Opava, rrufeja goditi gjatë një stërvitjeje futbolli për fëmijë. Një fëmijë u shtrua në spital në gjendje të rëndë, ndërsa shtatë fëmijë të tjerë dhe një i rritur pësuan lëndime të lehta.
Të tjera
Rikthehet “Prishtina Parking”, nga nesër parkimi me pagesë
21-vjeçari godet me veturë 5 persona në parkun e Vitisë, njëri në gjendje të rëndë
Osmani dorëzon sot në Kushtetuese komentet për konstituimin e Kuvendit