Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka thënë se festivali `Sunny Hill` ka arritur që ta shndërrojë Prishtinën në skenë ndërkombëtare.
Ai ka shkruajtur në facebook se ky festival ka krijuar një hapësirë ku muzika, arti dhe rinia jonë bashkohen me energjinë e botës.
“Çdo vit, Prishtina bëhet skenë ndërkombëtare, ku Kosova shihet, dëgjohet dhe vlerësohet për atë që është: e talentuar, krijuese dhe e hapur për botën. Dua është shembulli më i mirë se si dashnia për vendin mund të shndërrohet në veprim me ndikim të jashtëzakonshëm”, ka shkruar ai.
Media botërore si BBC, Vogue, The Guardian, Daily Mail e të tjera, kanë pasqyruar festivalin në raportimet e tyre.



Të tjera
Alarm te Kanada – Alphonso Davies pëson sërish lëndim, mbyll sezonin
Limaj letër Hamzës që Nisma të jetë në listën e PDK-së në zgjedhje
Përse disa njerëz hanë tërë kohën dhe nuk shtojnë peshë