Sot, Shqiptarët për Amerikë (Albanians for America-AFA), së bashku me organizatat kryesore shqiptaro-amerikane, përfshirë Vatrën, AARC, Jehona e Malësisë, Shoqatën Kosova Michigan, Shoqatën Malësia e Madhe, Shoqatën Dukagjini dhe Shoqatën Kastrati, i dorëzuan një letër të përbashkët Presidentit Donald Trump, duke i bërë thirrje që të mbështesë njohjen e ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë, transmeton KosovaPost.
“Letra mbështet fuqishëm apelimin bipartizan të kongresisteve Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan, duke e quajtur njohjen e ndërsjellë si rrugën e vetme të vlefshme për paqe afatgjate në Ballkanin Perëndimor. Kosova është një nga vendet më pro-amerikane në botë. Njohja e ndërsjellë është hapi përfundimtar drejt një paqeje të qëndrueshme”, thuhen në njoftim.



Të tjera
Humb jetën një grua në Gjakovë, bie nga ura e Moglicës
Mbi 3 mijë fidane këtë pranverë, kërkohet rishikim i legjislacionit për mbeturinat
Dobësohuni me vetëm këto tri gjëra