Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka falënderuar pjesëmarrësit e sotëm në protestën e thirrur me moton “Drejtësi kundër padrejtësive në Hagë”.
Përmes një komunikate për media, OVL-UÇK tha se janë pa fjalë, teksa falënderuan qytetarët.
“Sot folët ju, qytetarë të zakonshëm me zemër të jashtëzakonshme. Faleminderit për madhështinë tuaj”, tha kjo organizatë.
Veteranët falënderuan edhe mediat që, sipas tyre, “e bënë zërin tonë të padëgjuar të dëgjohet kudo”.
“Kur populli ngrihet, padrejtësia nuk kalon dot”, u tha në reagimin e OVL-UÇK.
Të tjera
Hapet sot pika grumbulluese për pemët e imëta në Gjilan
Këto janë vendet që e kanë njohur shtetësinë e Palestinës
Sali Berisha uron Dimal Bashën për zgjedhjen si kryetar i Kuvendit