Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali ka reaguar, lidhur me protestën e mbajtur të enjten pasdite në Prishtinë, në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së, të cilët gjenden në Hagë me akuzat për krime lufte.
Spiropali, në reagim ka thënë se protesta masive në Prishtinë rikonfirmoi indinjatën e thellë mbarëshqiptare ndaj padrejtësisë historike, si dhe mbështetjen ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, të cilët, në kundërshtim me çdo standard ligjor, ndërkombëtar, moral, logjik e njerëzor, po mbahen të mbyllur në hapsanën e Hagës; një akt kundër të drejtës, kundër lirisë, në abuzim me sovranitetin e një shteti të pavarur e demokratik.
“Drejtësia nuk mund të përmbyset, viktimat nuk mund të shpallen agresorë dhe agresorët nuk mund të shiten si viktima.”, ka shkruar Spiropali në një postim në rrjetet sociale.
Sot në Prishtinë, mijëra qytetarë protestuan kundër asaj që e quajnë padrejtësi nga Gjykata e Hagës ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.



Të tjera
Triera Kasumi-Berisha emërohet zëvendësministre në Ministrinë e Ekonomisë
FSK forcon radhët, kryen trajnime për snajperë dhe liderë luftarakë
50 mijë dollarë për ta shikuar Kupën e Botës, një kompani amerikane me ‘ofertë’ të çuditshme