Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar pas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e kuvendit, transmeton KoaovaPost.
BE-ja tha se Kushtetuesja ka folur dhe ka dhënë sqarime të rëndësishëm, teksa i bëri thirrje të gjitha partive politike në kuvend që ta respektojnë këtë aktvendim.
“BE-ja i bën thirrje të gjitha partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës që ta respektojnë këtë vendim dhe të gjejnë kompromisin dhe shumicën e nevojshme për të ecur me shpejtësi në procesin e zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të kuvendit”, thuhet në reagimin e BE-së.
Tutje, Bashkimi Evropian u shpreh se “nuk ka më kohë për të humbur me një bllokadë politike”.
Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë sot aktvendim të ri në lidhje me konstituimin e kuvendit, ku tha se kuvendi duhet ta zgjedhë kreun e ri përmes votimit të hapur.



Të tjera
Të mirat shëndetësore që vijnë nga produktet e qumështit
Priti penalltinë, Aro Muriq shpallet “Man of the Match” ndaj Juventusit
Kjo është 67-vjeçarja që vdiq, pasi ra nga Ura e Moglicës